Eurozonë, niveli i papunësisë mbetet në nivelin 11,8 për qind
Bruksel, 8 janar - Niveli i papunësisë në zonën euro ka qëndruar i pandryshuar përgjatë muajit nëntor në 11,8 për qind, kundrejt 11,7 për qind për muajin tetor duke arritur një rekord të ri, sipas shifrave të publikuara sot nga Zyra Evropiane e Statistikave, Eurostat.
Në eurozonë, 18,82 milionë persona ishin të papunë përgjatë nëntorit, një rritje prej 113 000 në krahasim me muajin tetor dhe 2 015 në krahasim me nëntorin e vitit 2011.
Niveli i papunësisë ka vazhduar të rritet në nivele të jashtëzakonshme në Spanjë, ku ka arritur 26,6 për qind të popullsisë aktive në nëntor dhe në Greqi, ku ka arritur 26 për qind në shtator.
Në Greqi, përqindja e papunësisë kaloi nga 18,9 për qind në 26 për qind gjatë periudhës shtator 2011-shtator 2012.