Eurozonë, ngadalësohet rritja ekonomike
Bruksel, 7 shtator - Rritja ekonomike është ngadalësuar në tremujorin e dytë në zonën euro, në + 0,2 për qind.
Lajmi u bë i ditur nga zyra evropiane e statistikave, Eurostat në vlerësimin e dytë të publikuar sot, duke konfirmuar kështu vlerësimin e parë.
PBB-ja e zonës euro u rrit vetëm me 0,2 për qind nga prilli në qershor, pas një rritjeje prej +0,8 për qind në tremujorin e parë, një shifër gjithashtu e pandryshuar në krahasim me vlerësimin e parë.
Kjo rritje përputhet me parashikimet e analistëve. Ajo pasqyron sidomos rezultatet e ulëta të rritjes ekonomike në Gjermani (+0,1 për qind) dhe të Francës, që ka patur një rritje zero për qind në tremujorin e dytë, mësohet nga të dhënat e publikuara nga Eurostat.