Eurozonë, nesër pritet te mbahet samit i jashtëzakonshëm
Bruksel, 14 korrik - Liderët e 17 vendeve anëtare të Eurozonës janë duke shqyrtuar mundësinë që të tubohen në një samit të jashtëzakonshëm në Bruksel të premten, për shkak të përkeqësimit të krizës së borxheve.
Disa burime të caktuara diplomatike bëjnë të ditur se takimi me siguri do të mbahet të premten.
Nga ana tjetër, kryetari i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuj, deklaroi se vendim për mbajtjen e samitit të Eurozonës nuk është marrë, por nuk përjashton mundësinë që një gjë e tillë të mbahet të premten.
Në Eurozonë druajnë se kriza e borxhit nga Greqia do të mund të zgjerohej në Itali dhe Spanjë, që do ta vërë në pikëpyetje ekzistimin e unionit monetar.