06 Maj 2024

Eurozonë, mbi 17,5 milionë të papunë

Bruksel, 5 korrik - Vazhdon të thellohet kriza në Eurozonë. Papunësia ka arritur nivelin më të lartë nga hedhja në qarkullim e monedhës evropioane në vitin 1999 e këtej.

Ndërkaq, nuk është arritur ende një marrëveshje për zgjidhjen e krizës.

Finlanda dhe Holanda kanë kundërshtuar vendimin rreth përdorimit më elastik të fondeve të shpëtimit të Eurozonës, një nga masat për ndërhyrje ndaj krizës që u pranuan javën e kaluar në samitin e Bashkimit Evropian.

BE-ja po kërkon rrugët e kapërcimit të krizës ekonomiko-financiare, por një lajm i keq erdhi nga Finlanda dhe Holanda.

Qeveria finlandeze deklaroi se do të pengojë përdorimin e fondeve të shpëtimit të Eurozonës për bonot shtetërore, që do të nxjerrin vendet në vështirësi ekonomike, madje se për këtë ka marrë edhe mbështetjen e Holandës.

Nga samiti i Bashkimit Evropian, që u zhvillua javën e kaluar në Bruksel, kishte dalë vendimi mbi përdorimin më elastik të fondeve.

Një tjetër lajm i keq Unionit i erdhi edhe Instituti i Statistikave të BE-së, që ndryshe njihet si Eurostat.

Sipas të dhënave të Eurostatit, gjatë 14 muajve të fundit papunësia ka shënuar një rritje të vazhdueshme.

Papunësia në muajin maj 2012 tregon nivelin 11.1 për qind.

Kjo shifër, që aktualisht rezulton më e larta e regjistruar në 17 vitet e fundit, do të thotë mbi 17,5 milionë të papunë.

Niveli më i lartë i papunësisë në Eurozonë, e cila ka gjithsej 17 vende anëtare, vihet re në Spanjë, ku 1/4 e qytetarëve nuk kanë punë.

Megjithatë gjatë 3 muajve të fundit në këtë vend është regjistruar një përmirësim.

Krahasuar me një muaj më parë, niveli i papunësisë për qershorin 2012 në Spanjë është ulur me 2,1 për qind.

Specialistët theksojnë se rënia e nivelit të papunësisë në Spanjë buron nga gjallërimi i sektorit turistik në stinën e pranverës dhe verës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)