Eurozonë, evitohet recesioni
Bruksel, 15 maj - Zyra e statistikës e Bashkimit Evropian, Eurostat, thotë se eurozona ka shënuar rritje zero në tre mujat e parë të këtij viti, duke e evituar recesionin.
Analistët kishin parashikuar 0.2 për qind rënie në ekonominë e 17 vendeve anëtare të eurozonës në periudhën janar mars, pas tkurrjes 0.3% në tremujorin e fundit të vitit 2011.
Megjithatë, rezultatet e publikuara sot tregojnë se Gjermania, ekonomia më e madhe evropiane, ka pasur rritje 0.5 për qind, në saje të eksportit të fuqishëm në tre muajt e parë, duke e ndihmuar kështu eurozonën që të mos zhytet në recesion.