Eurozona, takohen sot për Greqinë
Bruksel, 21 korrik - Liderët e Eurozonës takohen sot për të diskutuar planet e mëtejme që do të parandalonin Greqinë nga falimentimi.
Në margjinat e samitit, kreu i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, tha se udhëheqësit e BE-së duhet të gjejnë zgjidhje për krizën e borxhit në Greqi - në të kundërtën, ekonomia globale do të paguajë çmimin.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Nikolas Sarkozi, janë takuar të mërkurën në Berlin, për të diskutuar rreth paketës së dytë të planifikuar për Greqinë, në vlerë prej 115 miliardë eurosh.
Merkel nuk ka shfaqur shumë shpresa për ndonjë progres të madh sot në Bruksel.