15 Janar 2025

Eurozona sot vendos për kredinë prej 44 miliardë euro për Greqinë

Prishtinë, 26 nëntor - Sot do të mblidhen ministrant e financave të Eurozonës për të vendosur për fatet e Greqisë.

Por në anën tjeter diskutimet kanë vazhduar të etheshme mes Washingtonit, Berlinit dhe Brukselit, për çështjen e qëndreshëmërisë së borxhit grek.

Gjithçka bëhet për lëvrimin  e kredisë së radhës prej 44 miliardë eurosh për Athinën zyrtare.  Bukseli dhe FMN në parim kanë rënë dakord për reduktimin e borxhit grek

“Ne ramë dakord për reduktimin e borxhit grek” tha një burim europian  për AFP burim evropian, duke theksuar se  17 ministrat e financave të eurozonës  kanë ranë dakord për të ulur normat e interesit për kreditë ekzistuese dypalëshe të  Athinës.

Perspektiva e fshirjes së pjesshme të borxhit grek është propozuar për të inkurajuar Greqinë, që të respektojë angazhimet e saj, në këmbim të një programi të dytë ndihme.

Në Athinë qeveria greke e pret me padurim hapjen e dritës jeshile për ndihmat pasi në të kundërt zi zyrtar i qeverisë ka thënë se do të jetë një problem i madh për gjithë eurozonë.

Optimizmi mbizotëron në Bruksel me Presidentin e eurogrupit  Jean-Claude Juncker  i cili ka theksuar se do për doren të gjitha  mjetet për të arritur një marrëveshje në parim, për t’u dërguar për ratifikim në shtatë  parlamente kombëtare dhe për t’u kthyer në Eurogroup për miratim final në 3 dhjetor.

Me optimizëm është shprehur edhe  kryeministri  grek Antonis Samaras, i cili tha se shpreson se nga e hëna për Greqinë do të  lind një kohë e re.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)