Eurozona sot vendos për Greqinë
Bruksel, 20 shkurt - Ministrat e financave të Eurozonës takohen sot për të vendosur rreth kërkesës së Greqisë për një paketë gjashtëmuajshe të ndihmës.
Zyrtarët grekë kanë thënë se kredia nuk do të jetë rinovim i marrëveshjes së tanishme të shpëtimit, e cila parasheh kushte të rënda të kursimit.
Gjermania, e cila është kontribuesja kryesore në këtë paketë, ka refuzuar të enjten kërkesën e Greqisë.
Por, Komisioni Evropian ka thënë më herët se ajo është pozitive.
Greqia mund të mbetet pa para nëse nuk arrihet kompromis deri në fund të shkurtit kur edhe përfundon afati i marrëveshjes aktuale.