Eurozona shqyrton reduktim në masën 60 % të borxhit grek
Bruksel, 10 tetor - Një reduktim në masën 60% të borxhit grek, po shqyrtojnë vendet anëtare të eurozonës.
Kështu deklaruan negociatorë grekë për agjencinë gjermane të lajmeve, pak orë para takimit të planifikuar me mes znj. Merkel dhe Sarkozi në Berlin.
Burime që i referohen qeverisë gjermane, thonë se është ende herët për të marrë një vendim përfundimtar për sa i përket masës së reduktimit të borxhit grek dhe se asnjë vendim nuk do të merret derisa të përfundojë raportimi i gjendjes fiskale të Greqisë nga trojka.