Eurozona rrezikon të zhytet në recesion
Frankfurt, 6 nëntor - Eurozona rrezikon të zhytet në recesion në tremujorin e katërt, bëri të ditur sot kompania e specializuar e studimeve ekonomike, \"Markit\", pasi vuri në dukje se aktiviteti i sektorit privat ishte kontraktuar në vendet e Bashkimit Monetar.
Sektori privat regjistroi një rënie në 45,7 kundrejt 46,1 në shtator, sipas një vlerësimi.
Aktiviteti nuk ka regjistruar rritje në asnjë nga katër ekonomitë kryesore të zonës euro, veçanërisht në Spanjë (41,5), në Francë (43,5) dhe në Itali (45,6).
Megjithatë në këto tri vende, dallohet një përmirësim i lehtë.