15 Maj 2024

Eurozona rikthehet në përditshmërinë e krizës

Bruksel, 8 janar - Ditët e kaluara po krijohej përshtypja se Europa po i vinte ngadalë nën kontroll problemet e saj. Por realiteti është një tjetër. Papritur po rikthehen me forcë të gjitha simptomat e krizës.

Eurozona është rikthyer në përditshmërinë e krizës dhe po shtohen zërat, të cilët paralajmërojnë ndaj një shpërbërje të unionit monetar.

Në prospektin e saj për rritjen e kapitalit, banka e madhe italiane Unicredit, për herë të parë e paraqet si skenar të mundshëm, shpërbëjen e eurozonës.

Kriza e borxheve \"mund të sjellë rifutjen e monedhave kombëtare në një ose disa shtete të eurozonës, ose në rastin më të keq në heqjen dorë nga euro\", thuhet në dokumentin e Unicredit.

Kur sipërmarrjet e kuotuara në bursë emetojnë aksione të reja, ato janë të detyruara të tregojnë rreziqet e mundshme që lidhen me investimet në letrat e tyre me vlerë.

Dështimi i euros dhe rënia e unionit monetar do të kishin pasoja të tmerrshme, parashikon financieri i njohur George Soros.

Një ngjarje e tillë \"do të ishte katastrofale jo vetëm për Evropën por për sistemin financiar mbarëbotëror\", citon Sorosin gazeta \"Business Line\" në numrin e së premtes (06.01.2011).

Kriza në Eurozonë është \"më serioze dhe më e rrezikshme se ajo në vitin 2008\", citon \"Economic Times\" miliarderin amerikan dhe menaxherin e hedge-fonds. 81-vjeçari renditet i shtati në listën e njerëzve më të pasur në botë të revistës Forbes, me një pasuri prej 22 miliardë dollarësh amerikanë.

Anëtari i këshilli të Bankës Qendrore Evropiane (ECB), Klaas Knot, ka paralajmëruar ndaj përjashtimit të detyruar të Greqisë. Kjo do të kishte si pasojë një shpërbërje të hapësirës së monedhës së përbashkët.

\"Përjashtimi i detyruar do të çonte në humbje të besimit\", tha shefi i Bankës Qendrore holandeze të enjten (5.1.). Kjo do të ishte një ftesë për spekulantët. Vetë euro do ta përballonte shpërbërjen, tha më tej Knot: ekonomitë e veçanta evropiane vitet e kaluara janë ndërthurur aq shumë me njëra-tjetrën, sa nuk është më e mundur të hiqet dorë nga euro.

Ndërkaq mosbesimi në sistemin bankar evropian është në rritje. Nga e enjtja në të premte, depozitat afatshkurtra të bankave evropiane pranë ECB-së arritën 455,3 miliardë euro, një nivel i ri rekord, bëri të ditur vetë banka me seli në Frankfurt mbi Main.

Sasia e këtyre depozitave vlerësohet si një tregues për masën e mosbesimit të bankave ndaj njëra-tjetrës: bankat druhen të bëjnë biznes mes tyre dhe i drejtohen Bankës Qendrore Evropiane, duke pranuar edhe normat më të ulëta të interesit që jep ECB.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)