10 Maj 2024

Eurozona pritet të përballet me greva

Athinë, 19 shtator - Gjykatësit dhe mjekët në Greqi e kanë lënë punën që tani, pa pritur grevën e përgjithshme të 26 shtatorit, ndërsa në Spanjë transporti hekurudhor u ndal thuajse tërësisht për shkak të grevës së djeshme.

Qeveria greke e koalicionit, që u krijua 3 muaj më parë, ndërkohë që po përpiqet t\'i japë trajtën përfundimtare paketës së masave shtesë prej 11,5 miliardë eurosh, u gjend përballë sindikatave në lidhje me masat në fjalë.

Sindikatat bënë thirrje për grevë të përgjithshme në shkallë vendi më datë 26 shtator.

Gjykatësit, të cilët kundërshtojnë pikën për reduktimin e rrogave të tyre, nuk e pritën grevën e përgjithshme dhe braktisën punën për 2 javë. Nëpër gjykatat greke po shqyrtohen vetëm çështjet urgjente.

Në Greqi edhe mjekët vendosën ta fillojnë grevën përpara datës së përcaktuar. Për më tepër këta të fundit nuk kanë dhënë asnjë informacion në lidhje me datën e rikthimit në krye të detyrës.

Spitalet greke pranojnë pacientë vetëm në shërbimet e urgjencës.

Megjithatë Athina zyrtare duket e vendosur për sa i takon paketë së re të kursimit. Bisedimet ndërmjet anëtarëve të koalicionit qeverisës të Greqisë dhe Bashkimit Evropian planifikohet të përfundojnë deri në fund të javës.

Nga ana tjetër, edhe punonjësit e hekurudhave të Spanjës u hodhën në grevë për të protestuar planin e qeverisë për shkurtime dhe reduktim të rrogave.

Kësaj greve iu bashkuan edhe punonjësit e metrove në Madrid e Barcelonë. Pas anulimit të qindra udhëtimeve me tren, populli u detyrua të përdorë autobusët dhe makinat private, si pasojë trafiku rrugor u bllokua për orë të tëra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)