Eurozona pritet të ketë rritje ekonomike prej 0.8 për qind
Frankfurt, 5 dhjetor - Banka Qëndrore Evropiane parashion se ekonomia e 18 vendeve të eurozonës do të përparojë pak në dy vitet e ardhshme.
Banka parashikoi se ekonomia e eurozonës, që së bashku përbën ekonominë më të madhe botërore, do të avancojë 0,8 përqind këtë vit, një përqind vitin e ardhshëm dhe 1.5 përqind në 2016, të gjitha këto më ulët nga parashikimet e mëparshme.
Përveç kësaj banka parashikon që kostoja e jetesës në eurozonë do të rritet pak deri në vitin 2016, dhe do të qëndrojë nën nivelin e synuar të 2 përqindshit për inflacionin që politikëbërësit financiarë në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë ideal.
Presidenti i Bankës Qëndrore Mario Draghi tha se \"rreziqet që rrethojnë parashikimin ekonomik për eurozonën janë negative.\"
Ai tha se bank aka shtuar përgatitjet për nisjen e mundshme të masave të reja në fillim të vitit të ardhshëm për të nxitur ekonominë e eurozonës.
Banka Qëndore Evropiane mund të bëjë blerje masive të bonove të qeverive për të nxitur rritjen ekonomike dhe inflacionin, ashtu si kanë vepruar bankat në SHBA, Angli dhe Japoni të cilat blenë sasi të mëdha bonosh në përpjekje për të nxitur rritjen e ekonomive të tyre.
Mbështetja direkte e qeverisë ka shtyrë ekonominë amerikane, më e madhja në botë, drejt një rritje të qëndrueshme, por Japonia ka rënë në recesion dhe përparimi i Britanisë ka qënë nën 1 përqind.