Eurozona po përgatitet për përjashtimin e mundshëm të Greqisë
Helsinki, 21 gusht - Qeveritë e vendeve të eurozonës janë duke përgatitur planin e veprimeve emergjente në rast se Greqia do të heqë dorë nga monedha e përbashkët evropiane, njoftoi Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës Erkki Tuomioja.
Të dielën Ministri grek i Financave Yannis Stournaras njoftoi, se huadhënësit ndërkombëtarë kërkuan nga Greqia rreptësimin e programit të kursimit të mjeteve buxhetore. Sipas fjalëve të tij, mosplotësimi i këtyre kërkesave kërcënon praninë e mëtejshme të Greqisë në eurozonë.
Këtë javë Kryeministri grek Antonis Samaras ka ndërmand të diskutojë plotësimin e detyrimeve nga Greqia për shërbimin e borxhit me udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë.