18 Nëntor 2024

Eurozona paguan këstin prej 8.3 miliard euro për Greqinë

Bruksel, 2 prill - Ministrat e eurozonës i kanë dhënë fund pasigurisë së muajve të fundit për dhënien e këstit të rradhës Greqisë, duke miratuar një shumë prej 8.3 miliard euro.

Pjesa e parë e pagesës prej 6.3 miliard euro do të paguhet në fund të prillit, ndërsa dy këstet e tjera prej 1 miliardë eurosh do të paguhen në qershor dhe korrik.

Miratimi i këstit të ri të ndihmës për Greqinë ngjall optimizmin për ripërtëritjen e ekonomisë së këtij vendi, parlamenti i të cilit ka miratuar reforma të mëtejshme.

Pas 6 vjet në recesion ekonomia greke pritet që këtë vit të dalë nga kriza financiare, ndërsa ky do të jetë kësti i fundit i Eurozonës për Greqinë. Fondi Monetar Ndërkombëtar do të vazhdojë edhe disa muaj të akordojë këste ndihme për Greqinë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)