Eurozona optimiste për marrëveshjen e borxhit grek
Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker tha se propozimet e reja të autoriteteve greke shënojnë një hap të madh përpara drejt pritshmërive të kreditorëve.
\"Jam i bindur se gjatë kësaj jave do të arrijmë një marrëveshje përfundimtare, pasi ne duhet ta bëjmë këtë. Nuk mund të luajmë si në një fushë futbolli, ku ka edhe kohë shtesë.\"
Juncker shprehu besimin se mbledhja e rradhës e Eurogrupit do të japë rezultate, të cilat do t\'i paraqiten të enjten Këshillit të Europës.
Media greke njofton se Athina zyrtare ka paraqitur dorëzaninë prej 8 miliard eurosh, që do të arrihet përmes forcimit financiar dhe reformave, në shkëmbim të kredisë, që do të parandalojë falimentimin.
Kryeministri Tsipras ka premtuar se barra fiskale nuk do të bjerë mbi pensionet apo pagat, ndërsa sipas medias greke propozimet do të prekin indirekt pagat, pensionet, rritjen e taksave dhe heqjen e pensionit të hershëm në vitin 2016.
Qytetarët e Athinës kanë reaguar ashpër ndaj propozimeve të reja të qeverisë.
\"Taksat indirekte që do të vendosë qeveria do të prekin shumë biznesin, kryesisht biznesin e vogël, që lidhet me turizmin, i cili do të preket rëndë\", theksoi një qytetar.
Në Athinë mijëra protestues kanë kundërshtuar masat e reja shtrënguese, ndaj për kryeministrin Tsipras nuk do të jetë e lehtë miratimi i tyre nga parlamenti.