15 Nëntor 2024

Eurozona nuk do të zgjerohet me anëtarë të tjerë në vitet e ardhshme

Bruksel, 29 dhjetor - Eurozona nuk do të zgjerohet me anëtarë të tjerë në vitet e ardhshme, ndërkohë që monedha unike ka humbur aktivitet që prej krizës, konfirmoi sot zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis.

“Në vitet në vijim, nuk pritet asnjë zgjerim i zonës euro, ndonëse të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë angazhuar të vendosin monedhën unike”, deklaroi Dombrovskis, gjatë një interviste për të përditshmen gjermane Die Welt, që është gjithashtu komisioneri evropian i ngarkuar për Euro-n. Në 28 vendet e BE-së, 19 aktualisht janë pjesë e bllokut monetar.

“Para se një vend të miratojë monedhën unike, duhet të vendoset paraprakisht një nivel fiks këmbimi në raport me euron. Ky mekanizën është salla e pritjes në eurozonë. Por aktualisht asnjë nga vendet e BE-së nuk janë në këtë pikë, me përjashtim të Danimarkës që është një rast i veçantë, pasi ka negociuar një klauzolë përjashtuese”, vazhdoi Valdis Dombrovskis.

Përgjegjësi evropian njofton gjithashtu se “Bullgaria dhe Rumania kanë shprehur interes për të hyrë në sallën e pritjes së euros. Ndërsa qeveria e re konservatore polake tregohet më e rreptë mbi këtë çështje”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)