20 Nëntor 2024

Eurozona në recesion edhe më të keq

Bruksel, 3 maj - Komisioni Evropian (KE) ka thënë se recesioni i sivjetmë në Eurozonë do të jetë më i keq sesa që pritej.

KE ka njoftuar të premten se bruto prodhimi i brendshëm parashikohet të bie në 0.4 për qind, krahasuar me parashikmet e mëparshme për 0.3 për qind.

Komisioni po ashtu ka thënë se Franca, ekonomia e dytë më e madhe e Eurozonës, do të rrëshqasë këtë vit në recesion, me rritjen negative prej 0.1 për qind.

Papunësia në gjithë Eurozonën pritet të arrijë një mesatare prej 12.2 për qind. Megjithatë, në vitin 2014, 17 vendet e zonës euro mund të shohin një rritje prej 1.2 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)