15 Nëntor 2024

Eurozona në deflacion të lehtë nga rënia e çmimeve

Bruksel, 1 mars - Banka Qendrore Evropiane dhe politikat e saj monetare për rimëkëmbjen e ekonomisë, muajin e fundit janë vendosur nën presion nga rënia e lehtë e çmimeve në zonën e monedhës Euro.

Deflecioni për muajin që mbyllëm u regjistrua në shifrën -0.2 përqind në total në Eurozonë.

Kjo është hera e parë e rënies në deflacion që prej muajit shtator të vitit të shkuar, por me 0.1 pikë përqindjeje më lartë se atëherë.

Sipas analistëve, në këtë situatë ka ndihmuar rënia e çmimit të naftës, që ka regjistruar edhe shifrën me të lartë. Ari i zi ra në bursat europiane me 8 përqind, kundrejt 5.4 përqindëshit të muajit janar.

Të dhënat e Eurostatit u kanë dhënë një goditje të fortë shpresave të Bankës Qendrore Evropiane dhe politikave të saj monetare për rimëkëmbjen ekonomike duke stimuluar rritjen e inflacionit të paktën në nivelin e 2 përqindëshit.

Pjesë e këtyre politikave ishte edhe zbritja në territor negativ e normave të interesit, që mund të thellohen akoma më shumë nën zero gjatë kësaj jave, kur BQE do të mblidhet për të shqyrtuar situatën e re.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)