Eurozona mund të rrëshqasë në recesion
Bruksel, 10 nëntor - Komisioni Evropian sot ka tërhequr vërejtjen se 17 vendet e eurozonës mund të rrëshqasin në recesion vitin e ardhshëm, derisa kriza e borxheve po përhapet në Itali, që është ekonomia e tretë më e madhe e eurozonës.
Dejvid Kamerun, kryeministër i Britanisë, që nuk është anëtare e eurozonës, tha se borxhet e Italisë paraqesin rrezik të tashëm dhe të qartë për monedhën e përbashkët evropiane.
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristine Lëgard, sot ka bërë thirrje për më tepër qartësi politike në Itali dhe në Greqi.
Njëherësh, mediat italiane kanë raportuar se ish komisionari i Bashkimit Evropian, Mario Monti, ka dalur si kandidati kryesor për ta zëvendësuar Silvio Berluskonin, i cili ka premtuar se do të tërhiqet nga posti i kryeministrit, atëherë kur parlamenti ti miratoj masat e kursimit, për ta parandaluar krizën e borxheve të këtij vendi, që të mos dalë nga kontrolli.