Eurozona mund të rimëkëmbet në gjysmën e dytë të 2013
Bruksel, 5 qershor - Presidenti i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi mori pjesë kohët e fundit në "Takimin vjetor të Konferencës Monetare Ndërkombëtare", në Shangai.
Ai u shpreh se perspektiva e ekonomisë në Eurozonë përballet ende me shumë sfida, megjithatë ka disa shenja që tregojnë stabilizim ekonomik dhe parashikohet se rimëkëmbja mund të nisë në gjysmën e dytë të 2013-s.
Draghi shtoi se në Eurozonë ekziston rreziku i deflacionit, por të dhënat e fundit ekonomike tregojnë se situata e disa vendeve anëtare po përmirësohet.
Ai është i mendimit se BQE-ja ka luajtur rol të rëndësishëm në përmirësimin ekonomik, duke theksuar se kjo bankë do të bëjë përpjekje të mëtejshme për ruajtjen e stabilitetit të tregut financiar.