Eurozona merr masa parandaluese ndaj krizës
Bruksel , 13 korrik - Ministrat e Financave të Eurozonës lajmëruan marrjen sa më parë të masave të shumta, për të parandaluar përhapjen e krizës së borxhit.
Ndër këto masa, përfshihet edhe zgjatja e afatit të shlyerjes së kredive për Greqinë, uljen e interesit të kredive si dhe shtimin e fleksibilitetit të sistemit të tanishëm të ndihmës.
Kryetari i Eurogrupit, Jean Claude Juncker u shpreh se këto masa janë marrë jo vetëm për Greqinë, por edhe vende të tjera me kushte të ngjashme.
Lidhur me situatën në Itali, zoti Juncker u shpreh se Eurozona ka vënë në re se tregu financiar po i kushton Italisë vëmendje të gjerë, por në takimin urgjent, nuk u diskutua problemi i Italisë.
Ai theksoi gjithashtu se Eurozona do të marrë të gjitha masat për ruajtjen e stabilitetit në këtë zonë.