Eurozona me rreth 11 milionë e 300 mijë persona të papunë
Bruksel, 23 korrik - Sipas një raporti të publikuar, bëhet e ditur se në vendet e Bashkimit Europian (BE) që janë të prekur nga kriza ekonomike, është rritur numri i të papunëve.
Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, në vendet që po përjetojnë krizën financiare, si Spanja, Portugalia dhe Greqia, është rritur niveli i papunësisë.
Ekspertët parashikojnë se norma e papunësisë në këto vende deri në vitin 2015, pritet të jetë 27 %.
Sipas këtij raporti, mesatarja e nivelit të papunësisë në vendet e eurozonës deri në muajin Maj ishte 12.2 % dhe deri në atë periudhë rreth 11 milionë e 300 mijë persona konsiderohen të papunë.
Bëhet e ditur se vendet anëtare të eurozonës nuk kanë ofruar ndonjë ndihmë për vendet e prekura nga ky fenomen.