Eurozona ka aftësi për të rregulluar krizën e saj të borxhit
Washington, 5 prill - Sekretari amerikan i Thesarit, Timothy Geithner përsëriti dje se eurozona kishte burimet dhe aftësitë për të rregulluar krizën e saj të borxhit, pa ndihmën e jashtme.
\"Liderët e BE-së vendosën se ata do të bënin gjithçka të nevojshme për të siguruar që zona euro të veprojë dhe për të mbajtur kohezionin e saj. Dhe ata mund ta bëjnë, mendoj se ata i kanë burimet dhe aftësitë për ta bërë\", deklaroi Geithner i pyetur për të ardhmen e zonës euro në një konferencë në Çikago, të transmetuar në internet.
Qeveria amerikane e mban këtë fjalim që prej gjashtë muajsh për të kundërshtuar thirrjet për një kontribut të ri të SHBA-së për të rritur burimet financiare të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Të martën, drejtoresha e Përgjithshme e FMN-së, Kristin Lagarde, i kërkoi fuqisë së parë botërore të mbështesë përpjekjet e institucionit për të rritur aftësitë e saj financiare. Por, kjo thirrje ka pak gjasa për t\'u dëgjuar, për arsye politike amerikane të brendshme.