14 Maj 2024

Eurozona i shkurtoi shpenzimet 4.1 për qind të prodhimit ekonomik

Bruksel, 24 prill - Të 17 vendet evropiane që përdorin euron shkurtuan defiçitet e tyre qeveritare vitin e kaluar duke imponuar një sërë masash shtrënguese, por këto masa ende nuk mjaftojnë për të arritur nivelin e caktuar nga Bashkimi Evropian.

Zyra statistikore e BE-së, tha sot se në tërësi, eurozona i shkurtoi shpenzimet në nivelin 4.1 për qind të prodhimit ekonomik, nga 6.2 për qind që ishte në vitin 2010.

Por të marra së bashku, nga të 17 vendet e eurozonës, vetëm gjashtë arritën nivelin 3 për qind të deficitit siç e kërkon mandati për çdo vend të BE-së.

Gjermania ishte ndër vendet që arriti një nivel të ulët deficiti. Katër vendet e tjera që përmbushën objektivin e BE-së ishin Austria, Finlanda, Malta dhe Luksemburgu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)