Eurozona i hapi rrugën këstit të ri të ndihmës për Greqinë
Bruksel, 21 qershor - Zona euro hapi rrugën gjatë natës së djeshme derdhjes së një kësti të ri të ndihmës për Greqinë deri në mes të korrikut dhe arriti një marrëveshje për modalitetet e pjesëmarrjes së sektorit privat për një plan të dytë ndihme.
Masat e marra në Greqi dhe sidomos miratimi së afërmi nga parlamenti i një plani të ri të masave shtrënguese, \"do t\'i hapin rrugën derdhjes në mes të korrikut\" të një kësti të ri të ndihmës, njoftuan ministrat e Financave të zonës euro në një komunikatë të publikuar gjatë natës së djeshme.
Ky këst përfshihet në kuadrin e ndihmës prej 110 miliardë eurosh për tre vjet premtuar Athinës vitin e kaluar nga Bashkimi Evropian dhe FMN-ja. Greqia ka nevojë për të në mënyrë urgjente për të përmbushur detyrimet e saj në një afat të shkurtër.
Ministrat arritën gjithashtu të bien dakord për formën që duhet të marrë pjesëmarrja e bankave dhe e kreditorëve të tjerë privatë të Greqisë në një plan të dytë ndihme të nevojshme për të shmangur falimentimin afatgjatë të vendit, sepse e para rezultoi e pamjaftueshme.
Parametrat kryesorë të një strategjie të re financimi \"pritet të përcaktohen deri në fillim të korrikut\", bëjnë të ditur ata në komunikatën e tyre.
Por, tashmë, \"ministrat ranë dakord lidhur me faktin se financimet e nevojshme shtesë do të jepen njëherazi nga burime zyrtare dhe private\". Ata përshëndesin objektivin e një përfshirjeje vullnetare të sektorit privat në formën e një \"roll-overs\", rinovimi, informal dhe vullnetar të borxhit ekzistues grek kur të skadojnë afatet\", shtojnë ata.
Termi \"roll-over\" tregon, në zhargonin financiar, faktin që kreditorët, kur huatë e tyre arrijnë maturitetin, i zëvendësojnë ato me të tjera me të njëjtën shumë.
Ministrat theksojnë se ky operacion pritet të jetë një ndihmë \"thelbësore\" për programin grek, \"duke shmangur në të njëjtën kohë mospagesat e borxheve të vendit, gjë që ata po përpiqen ta shmangin me çdo kusht, që nga fillimi i bisedimeve, sepse kjo mund të krijojë panik në treg dhe një efekt domino në vende të tjera të zonës euro.