16 Janar 2025

Eurozona, huatë nuk po nxisin investimet

Bruksel, 29 janar - Sipas Bankës Qendrore Europiane (BQE), huatë për sektorin privat kanë rënë vit pas viti me 0.7%, raporton agjencia e lajmeve “CCTV”.

Huatë për firmat jo-financiare ranë me 22 miliardë euro në dhjetor, tre herë më shumë sesa në nëntor. Ndërkaq, huatë për ekonomitë familjare u zvogëluan me 3 miliardë euro.

Fondet që BQE-ja injektoi përmes sistemit monetar nuk kanë arritur ende shtëpitë dhe bizneset.

Banka ka frenuar disi krizën e eurozonës duke njoftuar një program të ri për blerjen e bonove.

Megjithatë, ekonomia e bllokut mbetet e dobët dhe pritet të jetë zvogëluar në muajt e fundit të vitit 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)