15 Janar 2025

Eurozona goditet nga kriza, sërish rritje të papunësisë

Frankfurt, 1 nëntor - Situata në Eurozonë vazhdon të rëndohet edhe më tej. Agjencia e statistikave në Bashkimin Europian, Eurostat ka publikuar shifrat që tregojnë se papunësia në vendet e bllokut është rritur edhe ne muajin shtator.

Gjatë këtij muaji 146.000 persona humbën vendin e punës. Norma më e lartë e papunësisë është shënuar në Spanjë, ku shifrat kapin 25.8% te fuqisë punëtore dhe më të ulët prej 4.4% në Austri.

Në Spanjë dhe Greqi, më shumë se gjysma e fuqisë punëtore të moshës nën 25 vjeç janë pa punë. Ekonomia e Eurozonës u tkurr me 0.2% në mes të prillit dhe qershorit, me Italinë dhe Spanjën në recesion dhe Francën që pësoi rritje vetëm në tremujorët e fundit.

Përjashtim të dukshëm bën ekonomia Gjermane, më e madhja në Evropë, e cila u rrit me 0.3% në tremujorin e dytë.

Ndërkohë shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde e ka përshkruar rritjen ekonomike në vitet e fundit si të vakët dhe rimëkëmbjen nga kriza financiare si të mundimshme.

Lagarde nga Berlini kërkoi nga ekonomitë kryesore të botës të jenë më të konsoliduara.

Ndërsa kancelarja Merkel tha se perspektiva ekonomike nuk është aq e mirë sa shpresohej dhe se problemi evropian i borxhit është diskutuar në terma të përgjithshme, pa u përqendruar tek Greqia.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)