02 Maj 2024

Eurozona forcon ombrellën e shpëtimit

Bruksel, 12 mars - Shtetet e eurozonës kanë rënë dakord për pikat më të rëndësishme të një pakete të përgjithshme shpëtimi për valutën evropiane.

Këtë e bëri të ditur kancelarja gjermane Angela Merkel në Bruksel, në përfundim të një samiti të posaçëm të BE-së të premten.

Merkel sqaroi se këtu bën pjesë edhe një ombrellë shpëtimi prej 500 miliardë eurosh garanci dhe kapital të drejtpërdrejtë.

Shuma në dispozicion e fondit të shpëtimit për hua, për vendet e zhytura në borxhe, do të rritet deri në 440 miliardë euro, "shumë reale".

Greqisë do t'i ofrohen norma më të ulëta interesi, Irlandës jo, ka bërë të ditur kancelarja gjermane. Presidenti i BE-së, Herman Van Rompuy është shprehur se grekëve do t'iu  zgjatet edhe afati i shlyerjes së kredive.

Më parë shtetet e eurozonës kanë pranuar propozimin gjerman dhe francez për akordimin me detyrim të reformave buxhetore dhe sociale në eurozonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)