Eurozona fillon rikapitalizimin e bankave greke
Athinë, 3 dhjetor - Eurozona filloi sot rikapitalizimin e sistemit bankar grek, nëpërmjet shpalljes së dhënies së 2,72 miliardë eurove për Bankën e Pireut, sipas një komunikate të Mekanizmit Evropian të Stabilitetit (MES).
Përforcimi i stabilitetit për sektorin bankar ishte një objektivë kryesore i planit të tretë ndihmës për Greqinë, deklaroi Klaus Regling, kreu i MES-së, fondi mbështetës i eurozonës i krijuar në vitin 2012 për ti dhënë ndihmë financiare vendeve anëtare që përballen apo rrezikojnë të përballen me probleme të mëdha financimi.
Bankat e shëndetshme do të mund ti japin sërish hua ndërmarrjeve greke dhe të mbështesin rimëkëmbjen ekonomike, shtoi ai.
Iparashikuar në marrëveshjen e huas prej 86 miliardë eurove e nënshkruar mes Athinës dhe kreditorëve të saj në korrik, rikapitalizimi i bankave do të prekë Bankën Kombëtare Greke (NBG), Apha, Eurobank dhe Bankën e Pireut.