06 Nëntor 2024

Eurozona është shumë pranë një zgjidhjeje përfundimtare të borxhit grek

Athiinë, 21 shkurt - Ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire, njoftoi para fillimit të takimit të Eurogrupit në Bruksel, se ka lajme të mira për Greqinë duke u shprehur se Eurozona është shumë pranë një zgjidhjeje përfundimtare të borxhit grek.

Bisedimet fokusoheshin në disbursimin e këstit të radhës së kredive për Greqinë dhe ministrat evropianë të Financave analizuan veprimet prioritare të përfunduara nga qeveria greke në muajt e kaluar.

“Duhet të bëjmë çdo përpjekie në muajt në vijim… për të arritur këtë marrëveshje përfundimtare”, tha ai.

Le Maire theksoi se “ka ende disa veprime prioritare që qeveria greke pritet të përmbushë sa më parë”.

Ministri francez shtoi gjithashtu se “nevojitet një marrëveshje mes Greqisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) mbi madhësinë e tepricave primare”.

Por, duke u bazuar në takimin që Le Maire zhvilloi javën e kaluar me shefen e FMN-së, Christine Lagarde, ai njoftoi se “gjërat janë në rrugën e duhur dhe ka një mirëkuptim mes FMN-së dhe Greqisë për të arritur një marrëveshje”.

“Të gjitha këto do të mundësojnë që të lëmë mbrapa borxhin e Greqisë dhe të fokusohemi në atë që është më e rëndësishme, forcimi i Eurozonës”, theksoi Le Maire.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)