16 Nëntor 2024

Eurozona ende s'ka gjetur zgjidhje për çështjen e borxhit grek

Bruksel, 25 qershor - Mbledhja e posaçme e ministrave të Financave të Eurozonës përfundoi mbrëmjen e së mërkurës në Bruksel, pa arritur konsensus mbi problemin e borxheve të Greqisë.

Funksionari i BE-së tha se ministrat e financave të Eurozonës do të vazhdojnë konsultimet mbi këtë temë të enjten.

Ditët e fundit, për të gjetur një zgjidhje të problemit të borxheve të Greqisë, Eurozona thirri një sërë mbledhjesh të ministrave të financave.

Kryetari i Komisionit Europian Jean - Claude Juncker tha në një konferencë shtypi pas Samitit urgjent të liderëve të Eurozonës se beson me vendosmëri që qeveria greke do të arrijë marrëveshjen e ndihmave me kreditorët, që të shmanget situata e rrezikshme dhe e pasigurtë.

Kryeministri i Greqisë Aleksis Tsipras vazhdon bisedat intensive me kreditorët ndërkombëtarë mbi kepërcimin e krizës së borxheve, ndërsa ka kritikuar huadhënësit për refuzimin e propozimeve të tij të fundit mbi reformën.

Greqia ndodhet në prag të afatit të fundit deri më 30 qershor që t\'i shlyejë FMN-së një kredi prej 1.6 miliardë eurosh, përndryshe ajo do të shkelë marrëveshjen. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)