10 Maj 2024

Eurozona ende në recesion

Bruksel, 25 shtator - Përpara mbledhjes shumë të rëndësishme muajin tjetër të liderëve Europianë, Presidenti i Bashkimit Europian Herman Van Rompuy i’u ka bërë thirrje qeverive të mos ngadalësojnë hapin e reformave.

Presidenti i Bashkimit Europian Herman Van Rompuy i\'u bëri thirrje qeverive të 27-të vendeve anëtare të Bashkimit Europian të mos ndalojnë reformat në ekonomi, në mënyrë që të gjithë bashkë të përballojnë sa më mirë krizën.

“Shoh një tendencë të humbjes së ndjenjës së rrezikut, si në termin e politikave afatgjatë dhe atyre afatshkurtër, por kjo nuk duhet të ndodhë,” tha Van Rompuy, në një videomesazh të publikuar në faqen e tij të hënën.

Ai theksoi se tregjet janë qetësuar pas vendimit të Bankës Qendrore Europiane për nisjen e programit për blerejen e bonove. Por ai shtoi se Eurozona është ende në recesion, duke parë gjendjen e reforamve në Itali, Francë, Spanjë dhe Greqi.

\"Për sa kohë që 25 milion njerëz janë duke kërkuar punë në vendet tona dhe për sa kohë Eurozona nuk do të jetë stabilizuar në nuk mund të pushojmë,” paralajmëroi Van Rompuy, duke shtuar se duhen reforma ekonomike për të rritur punësimin dhe rritjen e ekonomisë.

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian i\'u referua samitit të ardhshëm që do të zhvillohet në datat 18 dhe 19 tetor.

\"Samiti do të jetë shumë i rëndësishëm sepse duhet të vendosen zgjidhje të menjëhershme për çështje të rëndësishme\", tha ai.

Sipas tij, gabimet që janë bërë me rastin e futjes në përdorim të monedhës së përbashkët euro, duhet të korigjohen tani.

“Samiti do të diskutojë plane konkrete për situatën poltike, ekonomike dhe monedhën e Unionit. Gjëra që duheshin bërë shumë më parë,“ deklaroi Van Rompuy .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)