Eurozona e gatshme të ndihmojë sektorin bankar spanjoll
Frankfurt, 8 qershor - Zona euro është e gatshme të ndihmojë sektorin bankar spanjoll në qoftë se Madridi paraqet një kërkesë të tillë, deklaroi kreu i Eurogroupit, Jean-Claude Juncker.
\"Në qoftë se Spanja kërkon mbështetje ekonomike nga BE për sektorin e saj bankar, kjo padyshim që do të realizohet\", deklaroi Juncker në Bruksel në një konferencë shtypi.