06 Maj 2024

Eurozona e gatshme të japë më shumë kohë për Greqinë

Bruksel, 14 shtator - Eurozona u shpreh e gatshme të japë më shumë kohë për Greqinë për zbatimin e reformave, por jo më shumë para, deklaroi sot ministrja austriake e Financave, Maria Fekter, pas mbërritjes në një takim me kolegët e zonës euro në Nikosia.

\"Greqia ka paraqitur një buxhet ambicioz. Ne do t\'i japim më shumë kohë nëse ajo ka nevojë, por jo më shumë para\'\', deklaroi ministrja.

Propozimet ishin përsëritje e atyre të homologut holandez, Jan Kees De Jager gjatë mbërritjes në të njëjtin takim.

\"Nëse deficiti do të jetë më keq nga sa pritet për shkak të një situate të keqe ekonomike të përkohshme, Greqisë do t\'i jepet më shumë kohë për zbatimin e reformave. Por nuk do të ketë para shtesë\", theksoi ai.

\"Por ajo nuk mund të ketë kohë shtesë për të vënë në zbatim masat sepse është në interes të Greqisë dhe grekëve\'\', shtoi ai.

Athina është nën presionin e kreditorëve kryesorë, BQE, FMN dhe BE për realizimin e kursimit të më shumë se 11,5 miliardë eurove.

Trojka BQE-FMN-BE i kërkoi disa ditë më parë qeverisë greke të rrisë përpjekjet dhe Athina të mund të përfitojë nga Eurogrupi për të paraqitur një projekt final të masave për vitet 2013-2014.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)