Eurozona do t'i jap 150 miliardë euro ndihmë FMN-së
Bruksel, 20 dhjetor - Vendet e zonës euro ranë dakord për ti dhënë 150 miliardë euro Fondit Monetar Ndërkombëtar si ndihmë indirekte për vendet në vëzhtirësi të bashkimit monetar, njoftoi AFP-në një burim qeveritar.
Është arritur një marrëveshje për një shumë prej 150 miliardë eurosh nga vende të zonës euro, deklaroi ky burim në përfundim të një bisede telefonike mes ministrave evropianë të Financave, duke shprehur besimin se kapaciteti i Evropës në tërësi mund të arrijë në një kontribut të përgjithshëm prej 200 miliardë eurosh.