Eurozona do të regjistrojë rritjen më të shpejtë në dekadën e fundit
Bruksel, 11 nëntor - Komisioni Europian publikoi raportin e parashikimit ekonomik ku thuhet se sivjet Eurozona do të regjistrojë rritjen më të shpejtë në dekadën e fundit.
Ndërkohë, Komisioni rriti parashikimin për rritjen ekonomike të Eurozonës dhe mbarë Bashkimi Europian.
Sipas raportit, në vitin 2017, Eurozona dhe BE-ja kanë pasur përkatësisht rritje 2.2% dhe 2.3%, më të larta se se parashikimi i majit prej 1.7% dhe 1.9%.
Gjithashtu u parashikua që në vitin 2018, rritja ekonomike në Eurozonë dhe BE do të jenë 2.1% dhe në vitin 2019, kjo rritje do të jetë 1.9%.
Në këtë raport, u parashikua gjithashtu edhe niveli i inflacionit në Eurozonë, i cili sivjet është 1.5% dhe në vitin e ardhshëm u parashikuar 1.4%. Niveli i papunësë do të vijojë të ulet dhe do të arrijë në 9.1%, 8.5% dhe 7.9% përkatësisht në vitet 2017, 2018 dhe 2019.
Ekspertët theksojnë se mëkëmbjes 5-vjeçare, ekonomia europiane po rritet me ritme më të shpjeta, por ende përballet me sfida, si niveli i lartë i borxhit dhe rritja e ngadaltë e pagave. Prandaj, vendet anëtare të BE-së duhet të bëjnë më shumë përpjkeje për të ruajtur prirjen e tanishme të rritjes.