Eurozona diskuton të ardhmen e Greqisë
Frankfurt, 12 nëntor - Kreu i grupit të ministrave të financave të eurozonës tha se Greqia nuk do të marrë më shumë para të hënën, pavarësisht se vendit miratoi buxhetin e masave të ashpra për vitin 2013.
Buxheti i ri dhe një paketë e reformave strukturore e miratuar të mërkurën e kaluar, janë pjesë e kushteve të vendosura nga huadhënësit për lirimin e 31.5 miliardë eurosh për kreditë emergjente.
Shefi i Eurogroup-it, Jean-Claude Juncker tha se vendimi do të shtyhet për shkak se ende nuk ka një marrëveshje se si të bëhet Greqia e qëndrueshme sa i përket borxheve.
Junker tha se ministrat e financave të eurozonës do të diskutojnë të hënën nëse i duhet dhënë edhe dy vjet Greqisë për të reduktuar borxhin e saj, që ka shkuar në 120 për qind të GDP-së.
Afati i mëhershëm ishte viti 2020.