28 Dhjetor 2024

Eurozona dhe FMN, 45 miliard euro për Greqinë

Bruksel, 12 prill - Arrihet marrëveshja për akordimin e një shumë përafërsisht prej 45 miliard eurosh për Greqinë për të tejkaluar krizën e thellë financiare që e ka përfshirë.

Kështu pas mbledhjes së tyre, Ministrat e Financave të 16 vendeve të monedhës së përbashkët vendosën një shumë prej 30 miliard eurosh si dhe dhanë pëlqimin e tyre për plotësimin e pjesës tjetër të parave me anë të Fonidit Monetar Ndërkombëtar i cili në këtë rast ka ofruar një shumë prej 15 miliard eurosh.

Marrëveshja ka lënë të kënaqur Athinën. Ministri i Financave helene Jorgo Papakonstantinu deklaroi se vendimi është një hap i rëndësishëm si dhe njohu homologët e tij mbi përpjekjet e Greqisë për normalizimin e situatës financiare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)