Eurozona del prej recesionit ekonomik
Bruksel, 14 gusht - Eurozona ka dal nga recesoni 18 muajsh, rënia ekonomike më e gjatë që prej prezantimit të euros në vitin 1999.
Zyra e statistikave të BE-së, Eurostat ka publikuar njoftimin se të dhënat e përbashkëta të bllokut prej 17 shteteve kanë pasur rritje prej 0.3 % në çerekun e dytë të vitit 2013.
Rritja pozitive është nxitur më së shumti nga dy ekonomitë më të fuqishme të eurozonës, Gjermanisë dhe Francës.
Produkti i brendshëm bruto i Gjermanisë është rritur për 0.7 %, derisa GDP-ja e Francës është rritur për 0.5 %.
Edhe Portugalia e cila ka kaluar periudhë të vështirë ekonomike ka shënuar rritje solide prej 1.1 %, mirëpo ekonomia e Spanjës ka pësuar rënie prej 0.1 % në këtë çerek të vitit 2013.
Ekonomitë e Italisë dhe Holandës kanë shënuar rënie ekonomike prej 0.2 %.
Komisioni Evropian ka paralajmëruar se reformat e vështira ekonomike duhet të jenë të vazhdueshme për të ruajtur zgjerimin e ekonomisë së eurozonës.