19 Nëntor 2024

Eurozona del nga recesioni

Bruksel, 4 shtator - Eurozona doli nga recesioni gjatë tremujorit të dytë pas 18 muajsh rënie të PBB-së, bëri të ditur sot Zyra Evropiane e Statistikave, Eurostat.

\"Aktiviteti është rritur në 0,3 për qind në zonën euro gjatë periudhës prill-qershor, pas një rënie në 0,2 për qind gjatë tremujorit të mëparshëm\", theksoi Eurostat në vlerësimin e tij të dytë.

Mes vendeve anëtare të zonës euro për të cilat të dhënat janë në dispozicion, Portugalia ka regjistruar përqindjen më të lartë të rritjes ekonomike +1,1 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm, e ndjekur nga Gjermania dhe Finlanda +0,7 për qind secila.

Ndërsa, Qipro regjistroi rënien më të dukshme të PBB-së në -1,4 për qind, e ndjekur nga Sllovenia -0,3 për qind, Italia dhe Holanda -0,2 për qind secila.

Sipas Howard Archer nga IHS Global Insight, statistikat e fundit nënkuptojnë se zona euro është në rrugë të mbarë drejt një rritje modeste ekonomike gjatë tremujorit të tretë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)