16 Nëntor 2024

Eurozona dakordohet për planin e shpëtimit të Greqisë

Bruksel, 15 gusht - Presidenti i Eurogroupit Jeroen Dijsselbloem tha të premten vonë se takimi i ministrave të Financave për Greqinë ishte \"pozitiv\" dhe se Athina pritet të marrë një kredi të re me vlerë prej 86 miliard euro.

Rezultati i takimit erdhi pas një jave të gjatë negociatash. Ministrat diskutuan planin e tretë të shpëtimit të Greqisë nën Mekanizmin e Stabilitetit Europian (ESM).

Sipas një deklarate të lëshuar nga Komisioni Europian menjëherë pas takimit, fondet e reja do t\'i vihen në dispozicion Greqisë gjatë tre viteve të ardhshme.

\"Gjashtë muajt e fundit kanë qenë të vështirë ... sot, unë jam i kënaqur të them se të gjitha palët kanë respektuar angazhimet e tyre,\" thotë deklarata presidentit të KE-së, Zhan-Klod Junker.

Më herët gjatë mëngjesit parlamenti grek votoi në favor të shtimit të masave shtrënguese për të siguruar financimin. Brenda 20 gushtit Greqia duhet t\'i paguajë Bankës Qendrore Europiane 3.2 miliardë euro. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)