Eurozona bie dakort të formojë një union bankar
Luksemburg, 22 qershor - Ministrat e financave të eurozonës ranë dakord për formimin e një unioni bankar.
Sipas agjencisë së lajmeve Euronews, gjatë takimit të ministrave të financave të vendeve të Eurozonës në Luksemburg, u ra dakord për financimin e një mekanizmi stimulues për Evropën.
Ky mekanizëm duhet të ndihmojë në ringjalljen e bankave në të ardhmen.
Ky fond do të realizohet në vitin 2014, përmes një injektimi të drejtpërdrejtë për bankat në vlerë prej 60 miliardë dollar nga 500 miliardë sa ka gjithsejtë.