18 Nëntor 2024

Eurozona arrin një marrëveshje për rikapitalizimin e bankave

Frankfurt, 13 qershor - Vendet anëtare të zonës euro arritën një marrëveshje politike këtë javë për mënyrën se si do të zbatohet rikapitalizimi i drejtpërdrejtë i bankave nga fondi i shpëtimit në zonën euro.

Ky instrument, i projektuar për të shpëtuar bankat pa prekur buxhetet e shteteve, u premtua nga drejtuesit evropianë në qershor të vitit 2012 dhe e interesuar ishte kryesisht Spanja.

Vendi përfitoi në pranverë të vitit 2012 një kredi prej 40 miliardë eurosh për bankat në vështirësi. Dy vite më vonë, kishte më pak kërkesa dhe mekanizmi mbeti padyshim retrospektiv.

”Rikapitalizimi i drejtpërdrejtë nga Mekanizmi Evropian i Stabilitetit mbështetet në elementet kryesore sipas të cilave një marrëveshje u arrit në vitin 2013 mes ministrave të Financave të zonës euro”, theksoi Eurogroupi në një komunikatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)