29 Prill 2024

Eurozon jep 109 miliardë euro për Greqinë

Bruksel, 23 korrik - Liderët e vendeve të Eurozonës vendosën unanimisht në samitin e radhës në Bruksel, ofrimin Greqisë të një fondi ndihme prej 109 miliardë eurosh, të enjten në mbrëmje.

Krahas kësaj, afati për shlyerjen e borxhit nga Greqia është zgjatur nga 7 vjet e gjysmë në 15-30 vjet. Ndërkohë, interesi i kredive është ulur në rreth 3.5% nga 4.5% që ishte.

Në deklaratën e publikuar pas samitit, thuhet gjithashtu kreditoret privatë do të marrin pjesë sipas dëshirës së tyre dhe gjatë tri viteve të ardhshëm, sektori privat do të ofrojë 37 miliardë euro.