Eurostat:16 milionë të papunë në eurozonë
Bruksel, 31 korrik - Zyra evropiane e statistikave ''Eurostat'' publikoi sot të dhëna sipas të cilave, përqindja e papunësisë në eurozonë ka qenë e qëndrueshme gjatë muajit qershor me 10 për qind të popullsisë aktive.
Ky është muaji i katërt radhazi, që papunësia është në nivelin e 10 për qind, më i larti që prej krijimit të zonës euro në vitin 1999.
Teksa në zonën euro rreth 15,771 milionë persona janë të papunë, në 27 vendet e Bashkimit Evropian, numri i të papunëve ka arritur në 23,062 milionë persona.
Vendet me papunësinë më të madhe janë Spanja dhe Letonia me rreth 20 për qind të popullsisë së aftë për punë.