Eurostat: Deficiti publik i Greqisë arriti në 10,5 për qind
Bruksel, 27 prill - Deficiti publik i Greqisë arriti në 10,5 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) në vitin 2010, ose më tepër se 9,4 për qind i vlerësuar deri tani nga qeveria greke, bëri të ditur sot Instituti Europian i Statistikave "Eurostat".
Ndërsa borxhi arriti në 142,8 për qind e PBB-së, kundër 142,5 për qind i parashikuar deri tani, shton "Eurostat"-i, që publikon statistikat e deficitit dhe borxhit për 2010 të ofruara nga shtetet e BE-së.
Në fund të marsit, ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstantinu u shpreh se deficiti publik i Greqisë për vitin 2010 kishte gjasa të rezultonte më i lartë se 9,4 për qind e PBB-së, e i marrë për bazë në buxhetin e 2011.
Në vitin 2009, deficiti i Greqisë arriti në 15,4 për qind të PBB-së dhe borxhi në 127,1 për qind, kujton Eurostat.