Eurostat: Bullgarët më të kërcënuar nga varfëria
Sofje, 28 shkurt - Sipas të dhënave të Eurostatit për 2011-ën, pjesa e bullgarëve në moshën 18-64 vjeçe të kërcënuar nga varfëria ose përjashtimi social është 45.2 për qind, në krahasim me mestarin për BE-në prej 24.3 për qind.
Mesatarisht për tërë popullsinë përsëri Bullgaria është në krye të statistikës së Eurostatit sipas këtij treguesi me pjesë prej 49.1 për qind kundrejt 24.2 për qind mesatarisht për BE-në.
Studimi i Eurostatit tregon, se gjatë 2011-ës 27 për qind prej fëmijëve në BE-në nën moshën 18 vjeçe u kërcënuan nga varfëria ose përjashtimi social.
Përsëri Bullgaria është në vend të parë sipas këtij treguesi me 51.8 për qind.