30 Prill 2024

Eurostat: 2 në 5 grekë janë të varfër

Bruksel, 14 dhjetor - Eurostat-i publikoi të dhënat për çdo vend anëtar të Bashkimit Evropian lidhur me varfërinë.

“Në kufirin e varfërisë jetojnë 2 në 5 grekë, që kanë marrë tashmë përfitimeve sociale nga shteti, ndërsa një në dhjetë nuk ka burime për të jetuar” thonë shifrat e Eurostat-it për 2010, të publikuara zyrtarisht sot në Bruksel.

Sipas Eurostat-it, njerëzit në varfëri janë ata që jetojnë në familje me të ardhura nën 60 për qind të të ardhurave të mesatares kombëtare. Në Bashkimin Evropian 16.5 për qind e popullsisë (81 milionë njerëz) jetojnë në pragun e varfërisë (që kanë marrë asistencë sociale).

Në veçanti, Greqia është vendi i katërt në BE me përqindjen më të lartë të njerëzve që janë në varfëri.

Në vend të parë renditet Letonia me 25.6 për qind të popullsisë në kufijtë e varfërisë, ndjekur nga Rumania me 23.4 për qind, Bullgaria 21.4 për qind dhe Greqia 20.1 për qind ose 2.2 milionë njerëz.

Normat më të ulëta ku populli jeton me ndihma sociale janë regjistruar në Republikën Çeke me 9 për qind, si dhe Holandë dhe Sllovakia me 11 për qind.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)