Eurosistemi do ta prezantojë bankënotën e re 50 eurosh
Frankfurt, 16 qershor - Banka Qendrore Evropiane (ECB) bëri me dije se bankënota e re 50 eurosh do të prezantohet më 5 korrik ndërsa do të vihet në qarkullim në muajt e pranverës në vitit 2017.
Në komunikatën e Bankës Qendrore Evropiane thuhet se ECB-ja dhe bankat qendrore të Eurozonës (Eurosistemi) më 5 korrik do ta prezantojnë bankënotën e re 50 eurosh dhe se planifikohet që e njëjta të futet në treg në muajt e pranverës vitin e ardhshëm. Më tej në deklaratë thuhet se po zhvillohen punime në lidhje me përshtatjen e bankënotave në makina.
Prodhuesit e pajisjeve të bankënotave, unionët e sektorëve dhe ECB-ja nënshkruan marrëveshje që nga dita e prezantimit që bankënota 50 eurosh të mund të jetë e vlefshme në makina automatike, makina biletash dhe makina të tjera që pranojnë bankënota\", thuhet në komunikatë. Bankënota 50 eurosh është euro-bankënota më e përdorur, ndërkaq, në qarkullim gjenden rreth 8 miliardë euro me bankënotën 50 eurosh dhe këto përfaqësojnë rreth 45 për qind të bankënotave totale.